Boris Johnson është zgjedhur lider i ri konservator në një votim të anëtarëve të partisë së tij, dhe do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai mundi Jeremy Hunt qartazi, duke fituar 92,153 vota kundër 46,656 sa i kishte rivali i tij.

Ish-kryebashkiaku i Londrës merr të mërkurën postin nga Theresa May. Në fjalimin e tij të fitores, Johnson premtoi se do të “dorëzonte Brexit, do të bashkonte vendin dhe do të mposhtte Jeremy Corbyn”.

Duke folur në qendrën e Mbretëreshës Elizabeth II në Londër, ai tha: “Ne do ta aktivizojmë vendin. Ne do të marrim Brexit më 31 tetor dhe do të përfitojmë nga të gjitha mundësitë që do të sjellë  fryma e re. Ne jemi kthyer duke besuar në veten tonë, dhe si një gjigant që fjeti mjaft, do të ngrihemi dhe do të kwpusim litarët e dyshimit dhe negativitetit”.

Z. Johnson falenderoi paraardhësen e tij, duke thënë se ishte “privilegj për të shërbyer në kabinetin e saj”. Ai ishte sekretar i jashtëm i Znj. May deri sa dha dorëheqjen pwr shkak tw Brexit.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjithashtu i dërgoi një mesazh urimi Z. Johnson, duke shtuar: “Ai do të jetë i madh!”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re