Ajo që pritej ndodhi. Rusia nuk do të luajë në asnjë kompeticion futbollistik deri në një vendim të dytë dhe këtë e vendosën FIFA dhe UEFA, dy organet më të larta të futbollit në botë.
“Pas vendimit të marrë nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ku u ndërmorrën disa masa, sot FIFA dhe UEFA kanë vendosur së bashku se skuadrat e Rusisë, në rang kombëtaresh apo klubesh, duhet të pezullojnë pjesëmarrjen në të gjitha kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s deri në një njoftim të dytë. Futbolli është për të bashkuar dhe në solidaritet të plotë me Ukrainën u ndërmorrën në një mbledhje urgjente. Të dy presidentët shpresojnë që situata në Ukrainë të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme dhe të shpejtë që futbolli të jetë sërish vector për unitet dhe për paqe mes njerëzve”, thuhet në komunikatën e shpërndarë naga të dyja intstitucionet e futbollit.
Kjo është goditja më e rëndë që i jepet Rusisë që praktikisht e paralizon në çdo aspekt si në futboll por edhe në sporte të tjera pasi edhe CIO vendosi që Rusia me Bjellorusinë nuk do të mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet sportiv ndërkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re