Gledis Nano është emëruar zyrtarisht drejtor i Policisë së Shtetit i cili mbante postin e drejtorit të Anti-Terrorizmit.

Kjo lëvizje vjen pas dorëheqjes ditën e djeshme të Ardi Veliut.

Nano ka qenë një prej zyrtarëve të Policisë së Shtetit më të përfshirë në çështjen e riatdhesimit të familjarëve të luftëtarëve shqiptarë të ISIS, të mbetur në Siri.

Për këtë përpjekje, në muajin gusht ai u vlerësua edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim me një çmim.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re