Pas përkthimit të gjithë fashikujve, Ministria e Drejtësisë kalon dosjen e Adriatik Llallës te Ministria e Jashtme.

Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se dosja e Adriatik Llallës pritet që t’i dërgohet Interpolit brenda 24 orësh.

Ministria e Jashtme do vijojë procedurën që dosja t’i kalojë Interpolit. Autoritetet italiane më pas do vendosin nëse do ekstradojnë apo jo ish-kryeprokurorin Adriatik Llallën i cili është dënuar me 2 vite burg për fshehje të pasurisë. Kujtojmë që Adriatik Llala u arrestua më 10 dhjetor në Romë të Italisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re