Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana pas shkarkimit të Egbos. Klubi i Futbollit Tirana ka emëruar në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede.

Ai është shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, si de ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve.

Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re