Në mbledhjen e kësaj të mërkure kryeministri Rama, në emër të qeverisë ka firmosur shkarkimin nga detyra të Krislen Kerës dhe emërimin në vend të tij të Edlira Krajës, kjo e fundit specialiste në Drejtorinë e Aviacionit Civil.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi që Znj. Edlira Kraja emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare” – shkruhet në vendimin e Qeverisë.
Ndërkohë, sipas procedurës në një tjetër vendim shkruhet se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zotit Krislen Keri.
