Tani po, ka marrë fund. Kristiano Ronaldo që sot është një futbollist i Juventusit dhe lajmin e jep Reali i Madridit, me një deklaratë zyrtare që u jep fund gjithë hamendësimeve mediatike.

Bomba e verës, që në fillim u duk thjesht një spekulim pa bazë, pak nga pak u bë diçka reale, me Juventusin që u bind nga dita në ditë se ishte momenti i duhur për të bëjë një goditje të madhe, nga ato që ndoshta ndryshojnë ekuilibrat e futbollit europian.

Pas komunikatës zyrtare të Real Madridit dhe letrës së Kristiano Ronaldos, Juventusi ka zyrtarizuar në faqen e saj zyrtare të klubit, por edhe në rrjetet sociale, akordin me portugezin dhe Realin, për transferimin më të bujshëm të shekullit…

Pra, në total, 117 mln euro. 105 mln euro Realit, 12 mln euro shpenzime shtesë dhe 5 mln euro i shkojnë Sportingut për formimin.

Sa i përket vizitave mjekësore dhe prezantimit, me shumë mundësi, gjithçka është shtyrë javën e ardhshme, pasi në fillim duhet të mbyllet botërori dhe Ronaldo duhet të mbarojë pushimet e tij në Greqi. Ndërkohë, do të prezantohen gjatë ditëve Perin, Kanselo dhe Kaldara./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re