Sandro Tonali është një futbollist i Newcastle, me të cilin nënshkroi deri në vitin 2028.

 

Pas 3 sezonesh në Milan të kurorëzuar me një kampionat te fituar, mesfushori largohet nga Italia për të zbritur në Premier League: marrëveshja duhet të jetë rreth një shifër afër 80 milionë. euro.

 

Një përqindje e transfertes do t’i njihet edhe Brescia-s , klub ku Tonali u rrit para se te kalonte tek Milan.

 

“Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm së bashku. Familja juaj kuqezi ju uron më të mirat!”, ishte përshëndetja nga klubi kuqezi drejtuar mesfushorit te talentuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re