Prokurorët suedezë kanë marrur vendim të rihapin hetimin lidhur me një nga akuzat ndaj bashkë-themeluesit të Wikileaks Julian Assange. Hetimi është rihapur me kërkesën e avokatit të palës që pretendon të jetë keqtrajtuar seksualisht nga Assange.

Assange, i cili mohon akuzat, ka shmangur ekstradimin në Suedi tash e shtatë vjet. Si rrjedhojë, ai kërkoi strehim në ambasadën ekuadoriane në Londër, në vitin 2012 dhe u dëbua nga aty muajin e kaluar.

47-vjeçari u dënua fillimisht me 50 javë burg për shkeljen e azilit të kushtëzuar, por nëse SHBA arrin t’a ekstradojë atë nga Mbretëria e Bashkuar, ai pritet të përballet me një dënim shumë më të madh. Assange dyshohet se ka bërë publike materiale të klasifikuara ushtarake dhe diplomatike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re