Kryeministri Edi Rama tha se jo vetëm është i kënaqur me punën e SPAK, por thekson është krenar, pasi falë reformës në drejtësi, që sipas tij është bërë nga PS, zyrtarë të lartë hetohen në mënyrë të pavarur.

Në konferencën e përbashkët me shefen për politikë të jashtme të BE, Kaja Kallas, kreu i qeverisë deklaroi se “sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit”.

Ai tha se hyrja në BE është e rëndësishme që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme.

“Është një nga ato gur themeli që mund ti mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton dhe i mban parasysh si moment të shtet bërjes. Ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht këtë proces të barazisë para ligjit. Aleanca me BE është garanci absolute për këtë”, tha kryeministri.

Edi Rama: Ne nuk e kemi pasur asnjëherë barazinë para ligjit. Ne këto vite jemi duke bërë ushtrimin për të pasur barazi para ligjit. Që nga 1912 kur kemi shpallur shtetin e pavarur ne nuk kemi pasur asnjë rast ku një person i veshur me pushtet politik të jetë hetuar i pavarur. Asnjëherë një hetim dhe gjykim dhe hetim të pavarur. Sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit. Ne na duhet hyrja në BE për këtë, që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme, që barazia para ligjit të mos varet nga vullneti i një kryeministri apo një tjetri, por të jetë një normë e panegociueshme dhe e pashkelshme nga askush. Nëse në bëhemi anëtarë të kësaj familje kjo është e garantuar. Natyrisht nëse jemi duke përjetuar këtë moment historik kjo lidhet me vullnetin e kësaj shumice që qeveris vendin, që udhëhoqi reformën në drejtësi dhe mbështetjen e pakufishme të BE në këtë aspekt.

E parë në perspektivën historike dhe në sytë e të ardhmes unë nuk jam i kënaqur, por jam krenar për këtë. Është një nga ato gur themeli që mund ti mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton dhe i mban parasysh si moment të shtet bërjes. Ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht këtë proces të barazisë para ligjit. Aleanca me BE është garanci absolute për këtë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko