Ernest Muçi është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho për sfidat e muajit mars.

 

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i tij, Trabzonspori, përmes rrjeteve sociale, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit pritet të publikojë së shpejti listën e plotë zyrtare.

 

Ky zhvillim shënon një rikthim të rëndësishëm për sulmuesin, i cili ka treguar formë shumë të mirë me skuadrën turke. Gjatë vitit 2025, hapësirat për të në Kombëtare kanë qenë të kufizuara, duke regjistruar vetëm pak minuta aktivizim, por performancat e fundit duket se kanë bindur stafin teknik.

 

Mbetet për t’u parë se çfarë roli do t’i besohet Muçit në ndeshjet vendimtare të “play-off”-it.

 

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në transfertë, në një sfidë gjysmëfinale të fazës “play-off” për Botërorin.

 

Takimi do të luhet më 26 mars, duke nisur nga ora 20:45.

 

LEXO EDHE: LISTA/ Veterani Lewandowski pjesë e Polonisë, 25 emrat e thirrur për ndeshjen me Shqipërinë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re