Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbuloi mesazhet e dhëna nga zyrtaët amerikanë në lidhje me Sali Berishën, të cilët i kanë pohuar se nuk do të bashkëpunojnë me një parti që mbështet një person “non grata”.

Më 9 shtator Basha zgjodhi që të përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, pasi SHBA u shpall ‘Non Grata’, e kjo ditë sipas tij është data kur ai zgjodhi që të ishte krah aleatëve më të mëdhenj.

“Kam marrë, por kam vendosur mos ti publikoj, qindra, mijëra mesazhe nga demokratët që ndiheshin se ishin mashtruar, që ndiheshin se ishin zhgënjyer për faktin se SHBA nuk bashkëpunon me një parti që nuk distancohet nga një non grata. Që ndiheshin se ishin zhgënjyer dhe ishin gënjyer dhe se qëllimi i SHBA ishte shkatërrimi i Partisë Demokratike.

Në fakt keni dëgjuar nga zyrtarët e lartë amerikanë të kundërtën, keni dëgjuar qartë se ata nuk bashkëpunojnë dhe nuk do të bashkëpunojnë me asnjë parti politike e cila drejtohet nga një non grata apo nga një I mbështetur nga non grata…

9 shtatori është dita kur unë kam vendosur pas muajsh të tërë përpjekjesh, ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj Partinë Demokratike në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të Partisë Demokratike.

Kam vendosur pra të mbroj Partinë Demokratike, investimin e demokratëve, të gjithë ju që jeni në këtë sallë , atyre që janë jashtë kësaj salle, dhe të qindra të tjerëve që nuk janë mes nesh sepse janë në emigracion, apo dhe të atyre që nuk jetojnë më por te cilave iu kemi borxh ta mbajmë Partinë Demokratike të fortë, ta mbajmë të madhe, ta mbajmë të bashkuar deh ta bëjmë një orë e më parë drejtuese të fateve të vendit”, deklaroi Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re