Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga data 1 dhjetor.

Me propozim të PDK-së, kuvendi komunal i Prishtinës ka miratuar këtë kërkesë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Shpend Ahmeti, i cili me anë të një postimi në Facebook, deklaroi se zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.

“Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër covid-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka shkruar Ahmeti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re