Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike do të krijohet një agjenci ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private.

Kjo agjenci theksoi brenda kësaj agjencie do të ketë një kontroll anti-korrupsion ndërsa shtoi se PD do të bashkëpunojë me pronarët ee tokave në hartimin e masave dhe marrjen e vendimeve që kanë lidhje me çështjet e pronësisë.

“Mbi një mijë zyrtarë të shtetit mbajnë në xhep vula dhe kanë të drejtën e firmës për gjithçka që ka të bëjë me jetën e shqiptarit, që nga momenti që del nga shtëpia deri në momentin kur hyn në shtëpi, madje edhe brenda shtëpive të tyre. Ne do ti japim fund sorollatjes të qytetarëve nëpër zyrat e shtetit, në kërkim të të drejtave të tyre legjitime të pronësisë të cilat shteti as nuk mund t’i tjetërsojë, as t’i fshehë, as t’i dhunojë, por ka detyrën ti garantojë.

Në fokus do të jetë koordinimi i institucioneve shtetërore që merren me pronën si dhe thjeshtësimi në përputhje me praktikat më të avancuara Europiane i procedurave në lidhje me çështjet e pronës dhe reduktimi me qëllim zhdukjen e nivelit galoponte të korrupsionit që është një nga motivet kryesore pse kemi mbërritur në këtë pikë. Krijimi i një agjencie ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private dhe publike dhe kontrolli antikorrupsion brenda kësaj agjencie, adresimi i çështjeve të abuzimit me pronën në SPAK duke e kthyer tek pronari i ligjshëm, janë prioritete të qeverisjes tonë të ardhshme.

Dua ta mbyll duke ju garantuar të gjithë pronarët e shpronësuar, gjithë pronarët e ligjshëm, shoqatat e pronarëve se Partia Demokratike do të bashkëpunojë ngushtësisht me ju dhe me përfaqësuesit tuaj në zbatimin e këtij programi politik, në hartimin e masave dhe vendimeve që kanë lidhje me çështjet e pronësisë duke e mbajtur të informuar njëri-tjetrin me një dialog të vazhdueshëm për çdo iniciativë që do të ndërmarrim deri në zgjidhjen përfundimtare sipas angazhimeve të sipërpërmendura të cilat i keni edhe më të detajuara në programin e hartuar nga grupi ynë i ekspertëve në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqatave të pronarëve”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re