Skip to content

Zyrtarët ushtarakë rusë dhe turq takohen për eksportin e grurit nga porti i Ukrainës

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se zyrtarët ushtarakë rusë dhe turq u takuan në Moskë për të diskutuar daljen e sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportin e grurit nga portet ukrainase.

Sipas një deklarate të ministrisë, palët diskutuan gjithashtu për qasjet për të siguruar lundrim të sigurt në Detin e Zi.

“Më 21 qershor në Moskë u zhvilluan negociatat ndërmjet delegacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Türkiye-s. Palët diskutuan çështjet e daljes së sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportit të grurit nga portet e Ukrainës, si dhe qasjet për të garantuar lundrim të sigurt në Detin e Zi”, tha ministria.

Sipas ministrisë, delegacionet e Rusisë dhe Türkiye-s theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në një format dypalësh, i cili mundësoi daljen nga porti i Mariupolit, duke përfshirë edhe anijen turke të mallrave Azov Concord.

Në deklaratë thuhet se palët arritën një marrëveshje për të vazhduar konsultimet.
Burimi: AA

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë