Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar përsëri kete te djele me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

 

Takimi mes tyre u mbajt  në ndërtesën e Qeverisë, rreth orës 10:00.Një ditë më pare zyrtari gjerman deklaroi se bisedoi me Kurtin rreth zhvillimeve të fundit në vend, dhe tensioneve në veri.Sipas Sarrazit, veprimet e institucioneve kosovare ishin të gabuara.

 

“Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin, e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi. Mesazhi im është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku”

 

Ndërsa kryeminstri Albin Kurti kerkoi respektimin e rezulateve të zgjedhjeve ne 4 komunat me shumice serbe.

 

Diskutuan për procesin paszgjedhor në 4 komunat në veri. Theksova rëndësinë e respektimit të rezultateve demokratike të zgjedhjeve dhe mos mohimit të të drejtës së kryetarëve të zgjedhur të bashkive për të punuar dhe shërbyer nga zyrat e tyre.

 

Ndërkohë situata në Kosovë paraqitet e qetë dhe nuk ka patur incidente gjatë natës. Por forcat policore vijonë të qëndrojnë pranë komunave ne shumicë serbe të Zubin Potokut,Leposavicit dhe Zvecanit.Ndërkohë kryetari i zgjedhur i Leposavicit Lulzim Hetemi ka theksuar se do  të shkoj të hënën në zyrë pavarësisht situatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re