Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi këtë të mërkurë një takim më krerët e shtetit të Kosovës. Fokusi ishte dialogu dhe marrëveshja për normalizimine marrëdhënieve me Serbinë.

 

Presidentja Osmani në takime me këshilltarin e DASH përsëriti se marrëveshja përfundimtare duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke e cila do të garantonte paqen afatgjate në rajon.

 

VJOSA OSMANI

 

PRESIDENTJA E KOSOVES

 

Diskutuam zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe theksuam rëndësinë e rritjes së angazhimit të SHBA-së. Kosova është e gatshme të vazhdojë me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-në, duke bërë propozime, që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë.

 

Osmani vur në dukje se Serbia vazhdon të jete kërcënimi kryesor për paqen në rajon nisur edhe nga afrimi i Beogradit me Mosken.

 

Këshilltari i DASH u prit edhe nga kryeministri Albin Kurti në selinë e qeverisë. Ende nuk ka detaje nga takimi mes tyre por sigurisht çështja e dalogut me Serbinë ka qenë në tryezë.

 

Derek Chollet u takua me përfaqësuesit e Listës Serbe. zyrtari amerikan shoqërohej nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe ambasadorin i SHBA në Prishtine, Jeffrey Hovenier.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re