Këshilltari i lartë i departamentit amerikan të shtetit, Derek Çollet viziton sot Kosovën , me synim intensifikimin e dialogut Kosovë – Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

 

Çollet do të pritet në takime të ndara nga presidentja e vendit , Vjosa Osmani dhe nga kryeministri Albin Kurti.

 

Biseda me Osmanin pritet të zhvillohet pas mesditës e menjëherë pas saj do të zhvillohet takimi me kryeministrin Kurti në selinë e qeverisë.

 

Këshilltari i lartë amerikan pritet të bisedojë dhe me kryetarët e partive opozitare.

 

Në kuadër të vizitës së tij në Ballkan, çollet do të qëndrojë edhe në Serbi si dhe në Maqedoninë e Veriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re