Skip to content

Zyrtari i lartë i DASH, zhvillon sot vizitë në Tiranë, takohet me Ramën dhe Bashën, çfarë pritet të diskutohet (Agjenda)

basha 8

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker do të bëjë një vizitë në Tiranë, ditën e sotme.

Reeker pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit më të rëndësishëm të politikës në vend, me Kryeministrin Rama dhe kreu e PD-së, Lulzim Basha. Mësohet se takimi me kryetarin e PD, Lulzim Basha, do të zhvillohet në orën 11:30 në selinë blu.

Ndërsa përsa i përket arsyes së këtyre takimeve, nuk ka ende lajme konkrete, por mund të themi se do të diskutohet për ngjarjet më të fundit në vend duke cekur edhe shpalljen e ish kryeministrit Sali Berisha non-grata dhe më tej do të flitet edhe për partneritetin Shqipëri-SHBA. Ndërkohë Reeker pas Shqipërisë do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

/faxweb