Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ndodhet në zyrën e Lkreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa temë e takimit është Reforma Zgjedhore dhe gjetja e një qëndrimi të përbashkët për këtë çështje në lidhje me pikat ku ndahen mendimet me mazhorancën çfarë ka penguar deri më sot arritjen e një marrëveshje.

Vasili është njëkohësisht anëtari i LSI-së në tryezën e Këshillit Politik, ndërsa axhenda e takimeve brenda koalicionit opozitar ka qenë e ngarkuar ditët e fundit, kjo edhe për shkakun se tashmë ambasadorja amnerikane Yuri Kim e përfshirë në reformën zgjedhore, ka deklaruar se topi është në dorën e opozitës.

Basha ka mbledhur sot paradite aleatët në selinë blu. Në takim ka qenë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi dhe aletatët e tjerë të vegjël, ndërsa diskutimet janë përqëndruar tek Reforma Zgjedhore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re