Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një konference për gazetarët ka zbuluar se ekziston një përgjim në duart e kryeministrit Rama që tregon se si abuzohej me ndarjen e një tenderi në Kukës.

Në akuzën e tij Berisha sqaroi se gjatë muajit Prill, në një lokal në Kukës, është diskutuar midis një zyrtari të lartë të PS-së dhe drejtorit të OSHEE-së së qarkut, për ndarjen e një tenderi, bisedë kjo e regjistruar nga shërbimi informativ.

Berisha shkon më tej ndërsa thotë se ky përgjim tanimë është në duart e kryeministrit Rama.

“Në muajin prill, në një lokal në Kukës, janë ulur fatkeqësisht një zyrtar shumë i lartë i PS me drejtorin e OSHEE të qarkut. Tavolina ka pasur përgjues dhe në këtë përgjim është e regjistruar se është bërë pazari që drejtori i OSHEE do të bëjë një tender me kaq miliona lekë, nga të cilat 300 mijë euro do i dërgojë në Tropojë. 200 mijë në Kukës. Shtyllat do vendoseshin në Has. Dhe resti i kësaj në Durrës.

Shërbimi informativ, që ka qenë institucioni që ka vendosur përgjuesin, përgjimin ia ka sjellë Edi Ramës. Nuk kam, se nuk do e akuzoja sot SPAK-un, nuk kam të dhëna se Rama e ka çuar në SPAK përgjimin, por sipas disa indiceve e mbajnë aty për të mbajtur peng zyrtarin.“, akuzoi Berisha.

Akzuat e tij, Berisha i vijoi edhe për bashkinë Gjirokastër, për të cilën thotë se ekziston një tjetër përgjim ku kryetari i bashkisë bën sipas tij haptazi ofertat për të blerë votat.

“Nuk është vetëm kjo, nga institucioni i akuzës së Gjirokastrës, është dërguar në SPAK dosja me përgjimin, në të cilin kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, në një mbledhje urdhëron vartësit dhe u thotë: do u japësh kaq lekë, ti do i premtosh këtë vend pune. Pra, bën haptas ofertat për votat që do blinin. SPAK e mbyll dosjen dhe nuk ndërmerr asnjë veprim.
Pra, çfarë mbetet? Mbetet të flasin qytetarët.
Përgjegjësia është një: që duhet ngritur sa më shpejt në protesta.”, përfundoi Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re