Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19 ditën e djeshme.

Kështu e ka konfirmuar, të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.
Hoti ka deklaruar:

“Po mund t’ju konfirmojmë se një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë dje pozitiv me Koronavirus. Ai momentalisht nuk është në Ministri dhe personat që kanë qenë në kontakt me të i janë nënshtruar testit dhe tani presim rezultat.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re