Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka folu në studion e lajmeve të Fax News për procesin në të cilin ndodhen palët politike sa i përket mosgjetjes ende të një marrëveshjeje për finalizimin e reformës zgjedhore.

Kaso tha se beson në arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa këtë e argumenton me faktin se mazhoranca do të mund të gjejë një rrugë reflektimi.

“Shpresoj që do arrihet një marrëveshje, jemi në pritje të gjetjes së reflektimit nga ana e mazhorancës. Ka pasur një konsensus të munguar nga ana e saj siç është përdorimi i teknologjisë në votime, në radhë të parë identifikimi biometrik, më pas me kolegjin zgjedhor, formatin e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, administratës zgjedhore. Për ti dhënë fund procesit të administrimit të votës. Kjo konkludon me nxjerrjen e një rezultati që do të jetë pasqyrë korrekte e vullnetit të zgjedhësve.

Mosfutjen e duarve nga qeveria kërkohet zbatimi i kësaj kërkese që prej 2 dekadash opozitat në këtë vend kanë pasur mundësi të krijojnë balancë që të japin besim që procesi nuk përdoret dhe shpërdorohet nga një dorë. Edhe rekomandimet e ODHIR janë të rëndësishme në këtë process. Mazhoranca është tëhequr sepse e sheh se me marrjen në kotroll të procesit reduktohet dizavantazhi i padrejtë dhe ka qenë objektiv për të siguruar zgjedhjet e ardhme jo mbi platform, por i kishte reduktuar shpresat vetëm hapësirat për futjen në dorë të procesit. Opozita nuk tërhiqet asnjë centimetër për këtë çështje. Nuk kërkojmë marrjen në kontroll, por barazi dhe balancë.

Besoj se Rama dhe gjithë qytetarët e kanë të qartë pozicionin e opozitës. Por qytetarët në radhë të parë e kanë të qartë se cila palë është në konflikt interesi me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që në ardhjen e saj në pushtet është provuar me zë e figurë për përdhunimin e zgjedhjeve. Që atëherë kemi pasur një raport negativ sa i përket zgjedhjeve të Korçës, deri në zgjedhjet e fundit që kemi vlerësimin më të zi nga ODHIR-i”, tha Kaso.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re