Pretendohet se Irani ka goditur me predha artilerie rajonin kufitar të Erbilit të Irakut.

Guvernatori i qarkut Sidekan të Erbilit, Ihsan Celebi, ka folur për mediat lokale lidhur me incidentin.

Celebiu tha se në mëngjes është kryer një sulm artilerie nga Irani në Rrafshnaltën e Berbizinit dhe nuk ka pasur humbje jetësh nga sulmi.

Herë pas here, Irani sulmon me artileri rajonin, duke përmendur praninë ushtarake të Partisë Demokratike Iran-Kurdistan (KDPI) brenda kufijve të Irakut.

E konsideruar si një organizatë terroriste nga Irani, KDPI është vendosur në kampe që u janë dhënë atyre nga Partia Demokratike e Kurdistanit (KDP) dhe Unioni Patriotik i Kurdistanit (PUK) që nga viti 1991.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re