Deputeti kroat Tonino Picula tha se samiti i Zagrebit në maj ishte “një mundësi e vërtetë” për Bashkimin Evropian që të dilte nga një krizë besueshmërie në të cilën ishte zhytur duke bllokuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha zyra e tij të martën.

“Procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor mund të japë impuls të ri për projektin tonë të përbashkët evropian, duke iniciuar reformat e nevojshme brenda vetë Bashkimit Evropian pas përvojës së Brexit”, tha Picula, Koordinator i Grupit S&D në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, në Bruksel, njëherësh relatori për Malin e Zi dhe rekomandimet për Ballkanin perëndimor.

“Duke mos arritur të hapë negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, Unioni është i futur në një krizë tjetër, një krizë besueshmërie me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe varet nga ne tani që të kapërcejmë sa më shpejt këtë krizë,” tha Picula, duke shtuar se samiti i Zagrebit në maj është “mundësia e duhur” për këtë.

Picula u takua gjithashtu me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely. Ky i fundit pritet të paraqesë një rekomandim të Komisionit Evropian për një metodologji të re të zgjerimit.

Një raport i Picula-s më pas, do të jetë gjithashtu qëndrimi zyrtar i PE mbi metodologjinë e re.

Anëtarësimi në BE është e vetmja perspektivë e arsyeshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, megjithë sfidat dhe ndryshimet e shumta gjeopolitike në Union, thuhet në deklaratë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re