Skip to content

Zyrtari rus: Ukraina shënjestroi me dronë helikopterin e Putinit mbi Kursk

02259e81 7343 4c62 a7ec 9106116553fe 1 1140x570 1

Zbulimi se Presidenti Vladimir Putin ishte në ajër, duke fluturuar me një helikopter mbi rajonin e Kurskut, kur ndodhi një sulm i rëndë nga dronë ukrainasë shkaktoi trazira në Rusi, sipas agjencisë ruse Astra.

Siç deklaroi komandanti i mbrojtjes ajrore lokale, Yuri Dashkin, “intensiteti i sulmit u rrit ndjeshëm në momentin kur helikopteri i Komandantit Suprem po fluturonte mbi zonë”.

Ai pretendoi se “helikopteri i presidentit ishte shënjestër e sulmit, i cili u zmbraps.”

Nuk ka raportime për ndonjë lëndim të presidentit rus. Gjatë operacionit, forcat ruse pretendojnë se kanë rrëzuar gjithsej 46 dronë ukrainas.

Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kremlini, megjithatë, ai i shtohet një serie publikimesh të ditëve të fundit që pasqyrojnë tensionin në rajonin e Kurskut, pas rimarrjes së territorit nga forcat ruse.

Vetë Putini e kishte vizituar së fundmi rajonin, njoftoi Kremlini të mërkurën.