Komandanti lokal i rajonit të Kherson bën me dije se nivelet e ujit në territorin e përmbytur ka rënë gjatë natës.

 

“Mesatarisht, niveli i ujit në bregun perëndimor të lumit Dnipro është 5.38 dhe në qytetin Kherson është 5.35 metra. Tashmë mund të shohim se uji ka rënë me 20 centimetra brenda natës”, tha Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson.

 

Prokudin përsëriti thirrjet për banorët e prekur që të largohen për siguri.

 

“Nëse jeni në zonën e përmbytjes, largohuni menjëherë. Të presësh nuk ka mundësi, mos e vë veten në rrezik. Pas evakuimit do të pajiseni me gjithçka që ju nevojitet”, tha ai. “E vetmja gjë që na mungon është koha. 24 orë në ditë nuk mjaftojnë për të zgjidhur të gjitha çështjet.”

 

Ai shtoi se ekipi i tij kishte marrë më shumë se 400 telefonata pa përgjigje në nëntë orë, por u zotua se do t’i thërriste të gjithë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re