Skip to content

Zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, Belinda Balluku del nga Prokuroria e Posaçme. Ja çfarë tha

640 0 1761922614x1761922427 belindaballuku 779

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dalë nga ambientet e SPAK, ku ishte paraqitur për t’u njohur me akuzat për “shkelje të barazisë në tenderat publikë”.

Gjatë daljes, Balluku iu drejtua gazetarëve me një deklaratë të shkurtër:

“Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj si një proces, një proces si cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transaprencë dhe mbi parimet drejtësisë teke cila besoj”, tha Balluku.

Ajo nuk pranoi të komentonte më tej dhe u largua me indiferencë, duke mos iu përgjigjur pyetjeve mbi dorëheqjen apo përballjen me drejtësinë me mandat.

Ballukun e përfaqësoi në këtë proces motra dhe avokatja e saj, Pamela Qirko, ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, institucioni që dikur shkarkonte gjyqtarë dhe prokurorë për mungesë integriteti.