Skip to content

Zyrtarizohen dy largimet e para nga Tomori

tomoriteam

Edhe pse nga klubi beratas nuk ka asnjë konfirmim vijnë dy largimet e para zyrtare nga Tomori. Bëhet fjalë për Eno Bitrin dhe Erald Hyseni që prej ditësh ishin duke u stërvitur me dy skuadrat e tyre të reja por pa ndodhur zyrtarizimet.

36828611 2576311999061463 647845539714433024 n

Por brenda kësaj jave të dy futbollistët kanë veshur fanellat e tyre të reja duke u zyrtarizuar tek Luftëtari dhe Partizani.

36753860 2038058379791118 3920004857079005184 n

Kështu duke shtuar edhe Aldrit Oshafi, i cili gjithashtu do të jetë pjesë e Luftëtarit por duke kaluar aty nga Besa. Ndërsa me Myrto Uzunin aktualisht te Laçi bëhen katër futbollistët beratas që do të luajnë në Kupat e Europës dhe në Kategorinë Superiore./Berati.TV

36782636 2038058453124444 5546443911909605376 n