Në javën e parë të tetorit do të mbahet asambleja  e Partisë Socialiste, e cila ishte shtyrë disa herë me radhë në verën që lamë pas.

Ajo do organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë për të bërë të mundur respektimin e masave anticovid  dhe do të lidhen me njëra tjetrën on line, ku do të njoftohen dhe vendimet.

Prej kohësh flitej se në mbledhjen e asamblesë do të njoftoheshin dhe ndryshime në qeveri, por për momentin ujërat duket të jenë qetësuar me largimin e Besa Shahinit dhe emërimin në vend të saj të Evis Kushit.

Një tjetër emër që është përfolur për tu larguar është dhe ai i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, i cili u ka dhënë një shtysë dhe vetë zërave, kur ka thënë se nuk ka ministra të përjetshëm.

Mbetet për tu parë nëse ai do të jetë kurbani i Ramës kur na ndajnë më pak se 7 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku socialistët kërkojnë mandatin e tretë qeverisës. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re