Mikel Canka nuk është më lojtar i Tomorit. Pas dy sezoneve me beratasit, sulmuesi 34 vjeçar ka zyrtarizuar “divorcin” me ekipin e Sinellës. Lushnjari do vijojë karrierën me ekipin e Besës po në Kategorinë e Parë.

Canka ka luajtur më herët për shumë sezone me Lushnjën edhe në Superligë, teksa në elitë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Apolonisë. Veç këtyre dy skuadrave, “Ujku i sulmit” ka qenë pjesë edhe e Egnatias dhe Luftëtarit, teksa për herë të parë nga sezoni i ri do luajë me Besën e Kavajës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re