Emri i fotografes Blerta Celibashi u kthye në një nga emrat më të komentuar të muajve të fundit,që kur ajo zyrtarizoi marrëdhënien e saj me princ Lekën.
Nga ana tjetër, Françeska Murati është një mikeshë e afërt e çiftit e shpesh i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në eventet e ditëlindjeve të fëmijëve të tyre, Charlie dhe Geraldine.
Së fundmi, Françeska ka ndarë disa foto me fotografen Blerta Celibashi në rrjetet e saj sociale, ku tregon për raportin e afërt që ka me Blertën, teksa shkruan fjalë të përzemërta për të.
“E lumtur që ende ekzistojnë njerëz me zemër kaq të pastër si Blerta. Çdokush ka nevojë për një shoqe si Blerta”, shkruan Françeska tek disa foto që janë shkrepur nga festa e 4-vjetorit të Geraldinës.