Tre persona u arrestuan nga policia e Pogradecit pasi u kapën duke transportuar 58 kilogramë lëndë narkotike.

 

 

 

Në pranga përfunduan Erisa Fero 28-vjeç, Likë Basha 32-vjeç dhe një 17-vjeçar. Ndërkohë u shpallën në kërkim dy persona të tjerë nga fshati Piskupat i Pogradecit.

 

 

 

Të ndaluarit po lëviznin me një makinë tip “Volksëagen” që drejtohej nga e reja Erisa Fero, punonjëse e një institucioni shtetëror ndërsa kanabisin e kishin fshehur në pjesën e bagazhit. Ata u kapën në qafë thanë pas informacioneve se nëpërmjet zonës së fshatit Lin do të trafikohej lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

Nga hetimet e kryera rezulton se zyrtarja Erisa Fero së bashku me dy të akuzuarit e tjerë kishin kryer transportin e drogës nga Tirana drejt qafë thanës. Ndërsa dy të shpallurit në kërkim do e kalonin atë ilegalisht në vendin fqinj.

 

 

 

Ndaj tyre rëndon vepra penale “trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

 

 

 

Në operacionin antidrogë mori pjesë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi dyshohet se në këtë aktivitet kriminal të jenë përfshirë dhe dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re