Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka mbërritur në kryeministri ku do të takohet me Edi Ramën.

Donfried shoqërohet në takim nga ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, si dhe nga Gabriel Escobar.

Në takimin me Ramën, pritet të diskutohen çështje të rëndësishme të aktualitetit, përfshirë fokusin e SHBA-ve në luftën kundër korrupsionit.

Më pas zyrtarja e lartë e Dash do të takohet dhe me tre përfaqësues të PD-së, deputetë jashtë Komisionit të Rithemelimit, si Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Vizita e Donfried konfirmon qendrimin refuzues të SHBA-ve, për të njohur Sali Berishën si drejtues të partisë më të madhe opozitare në vendin tonë.

Gjatë pasdites së djeshme Ndihmës Sekretarja e SHBA-ve, për Çështjet Evropiane dhe Euraziatike, u takua me komisionerin Oliver Varhelyi ku folën për domosdoshmërinë e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonis së Veriut në Bashkimin Europian.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re