Albana Fico, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik ka dhënë detaje të reja për dy pacientët e parë të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri babë e bir.

Fico tha në “Real Story” në News24  se të dy janë paraqitur në një spital privat me temperaturë e kollë dhe pasi janë këshilluar nga mjekja që t’u merret mostra, ata nuk e kanë bërë por janë larguar në shtëpi.

Ajo tha se fillimisht ka pasur rezistencë por pas rezultatit të tamponit kanë pranuar të shtrohen në spital. Fico deklaroi se numri i kontakteve deri tani ka shkuar 24.

Ata kanë vajtur në spital, janë informuar. Mjekja e spitalit privat i ka këshilluar. Fakti që këta vendosën këtë lloj gjëje nuk i dënon ata.
Kur dolën mostrat me ambulancë u transferuan në Infektiv. Mbrëmë janë njoftuar dhe njerëzit e afërt. Filloi mbrëmë e do të vijojë. Njerëzit janë përgjigjur mbrëmë, iu kemi marrë mostrat. Janë parë që kontaktet e ngushta janë 8, më pas rreth izgjerohet. Për momentin numri është 24”, deklaroi Fico.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re