Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, e quan historik procesin e votimit për tre ligjet, me të cilat Kuvendi i Kosovës do ta nisë procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

 

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Kosnett ripërsëriti se SHBA-ja do ta mbështesë FSK-në në zhvillimin e saj profesional.

 

“Votimi i nesërm për tranzicionin e FSK-së është historik për Kosovën. SHBA do ta mbështesë zhvillimin profesional dhe evolucionin organizativ të FSK-së, e cila duhet të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar karakterin shumetnik të vendit dhe përkushtimin e popullit të Kosovës për paqe. Seanca e nesërme e Kuvendit dhe ceremonia e FSK-së duhet të jenë raste për reflektim solemn dhe ripërkushtim për paqe, stabilitet e prosperitet për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tani është koha për të gjithë liderët dhe faktorët ta fokusojnë energjinë në dialog”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re