Deklaratat e Prishtinës zyrtare se më 14 dhjetor do të formohet ushtria e Kosovës me anë të votimit në parlament, kanë sjellë reagime të forta në Serbi.

 

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se njerëzit në Kosovë nuk e kuptojnë fatkeqësinë që mund të shkaktojë ky vendim.

 

Aleksandar Vuçiç: Shpresoj që do të jemi në gjendje të ruajmë paqen, Serbia do të bëjë më të mirën. Unë jam i bindur se ne do të kemi paqe, se lufta nuk do të jetë, por ne nuk do të lejojmë dëbimin e popullit tonë kudo që jetojnë. Ne gjithmonë do të diskutojmë dhe zgjidhim problemet në mënyrë paqësore.

 

Më herët kryeministrja serbe Ana Bernabic deklaroi se krijimi i një ushtrie në Kosovë mund të provokojë një ndërhyrje ushtarake nga ana e Beogradit. Sipas shefes së qeverisë serbe përdorimi i ushtrisë serbe është një nga opsionet.

 

Serbia vijon të bëjë politikën e saj në disfavor të Kosovës, Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic ka premtuar se numri i vendeve që kanë njohur Kosovën së shpejti do të shkojë në më pak se 100 nga 112 që e njohin aktualisht. Dhe më pas nën gjysmën e numrit të vendeve anëtare të OKB-së të cilat aktualisht janë 193.

 

 

 

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME