Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Selanikut kanë nisur hetime të përbashkëta në lidhje me trafikun e fëmijëve që dyshohet se është kryer nga Përparim Ademi dhe dy të dashurat e tij Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Sipas dëshmisë së motrës së viktimave dyshohet se ata kanë trafikuar në vendin fqinj10 fëmijë gjatë periudhave të ndryshme kohore.

Burime pranë organit të akuzës konfirmuan për Vizion Plus se do të ndiqet çdo rrugë ligjore për të gjitha pretendimet e familjarëve të dy motrave të vrara më 31 dhjetor. Dosja e tmerrshme që tronditi opinionin publik është në duart e prokurorit Albert Demirneli.

Autoritetet greke pritet gjithashtu të japin detaje në lidhje me dy motrat e vrara si dhe autorin e Përparim Ademi. Motrat  ishin arrestuar ne Greqi për prostitucion dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Edhe vetë Përparim Ademi ishte arrestuar si tutori i tyre.

 

Ndërkohë mediat greke ngrenë alarmin se në këtë rast kemi të bëjmë edhe me persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në trafikun e fëmijëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re