Autoritete shëndetësore në Maqedoninë e Veriut raportojnë se përgjatë 24 orëve të fundit numri rasteve të reja me Covid -19 është 106, i cili ka pësuar një ulje, ndërsa sipas të dhënave mësohet se 20 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë nga 761 testime dhe janë regjistruar 106 raste të reja me koronavirus.
Prej rasteve të reja 72 janë në Shkup, 4 Kumanovë, 2 Shtip, Prilep 4, Tetovë 3, Manastir 1, Kavadar 4, Gostivar 6, Strumicë 5, dhe nga 1 rast në Radovish, Koçani, Resnjë dhe Berovë.
Prej pacientëve të vdekur 4 janë nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Dibra, dy nga Prilepi, dy nga Manastiri, nga një në Ohër dhe Kavadar, tre në Gostivar, 2 në Negotinë dhe nga një Në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Negotinë.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 603 pacientë. Ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 84.129 pacientë, ndërsa prej tyre 63.532 janë shëruar dhe 2.550 kanë humbur jetën
/faxweb



