Sulmuesi Armando Sadiku ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 35-vjeçare. Lajmin e ka dhënë vetë lojtari me një postim emocionues në rrjetet sociale, ku shkruan: “Faleminderit futboll! Do të më mungosh!”
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, me një karrierë shumë të pasur në tre kontinente, do ta vazhdojë karrierën si drejtues te klubi zvicerian i Bellinzona-s.
Pas aventurave me Gramozin dhe Elbasanin në Superiore, Sadiku ka provuar të luajë në shumë kampionate të huaja, si Zvicër, Poloni, Turqi, Spanjë, Bolivi dhe Indi.
Me Kombëtaren shqiptare numëron 38 ndeshje dhe 12 gola të shënuar. Të gjithë e kujtojnë për atë gol historik të shënuar kundër Rumanisë në Europianin e 2016-ës. Ishte goli i parë kuqezi në një kompeticion madhor europian, që i edhe fitoren e parë Shqipërisë në një Europian.
Armando Sadiku do ta vazhdojë karrierën si drejtues klubi në Zvicër. Ai do të mbajë postin e drejtorit sportiv te Bellinzona, siç ka bërë me dije vetë klubi pak ditë më parë.
