Në 16-vjetorin e themelimit të BDI-së, kreu i saj Ali Ahmeti ka formuluar një mesazh publik, një lloj rezymeje mbi atë çfarë përfaqson forca e tij politike që themeloi pas lufte.

Duke i thurrur elozhe të pafundme asaj, Ahmeti ndalet aty ku dhe i dhemb më tepër, te dalja e partive të tjera në skenë, ku sipas tij janë të panevojshme.

“Me keqardhje rikujtoj se edhe ky përvjetor e gjen skenën politike shqiptare të fragmentarizuar me tendencë të thellimit të përçarjes së votës shqiptare në parti të panumërta. Jam i bindur se kësaj agjende të tjetërsimit dhe dobësimit të potencialit tonë politik në vend duhet t’i jepet fund – ne çmojmë fuqimisht se shqiptarëve në Maqedoni nuk ju duhen më tepër se dy parti politike për të arritur optimalen e përfaqësimit kombëtar dhe realizimit të kërkesave. Parcializimi i votës shqiptare në shumë parti, përfaqësimi me nahi e jo tërësi, na bën të parëndësishëm dhe joserioz para komunitet vendor dhe atij ndërkombëtar”, shprehet Ali Ahmeti.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re