Lëngu i panxharit është një burim i pasur antioksidantësh.
Gjaku i njeriut grumbullon çdo ditë shumë toksina që vijnë nga ushqimet, ndotja por edhe stresi.
Ai ka nevojë të pastrohet sepse toksinat e tepërta ndikojnë tek imuniteti, paraqitja e lëkurës dhe shëndetin në përgjithësi.
Gjaku mund të pastrohet natyralisht nga mushkëritë, veshkat dhe mëlçia, nëse këto të fundit nuk janë të dëmtuara.
Megjithatë, njeriu mund ta ndihmojë trupin e vet që të pastrojë gjakun, duke ngrënë më shumë ushqime të shëndetshme.
Brokoli
Brokoli është i pasur me kalçium, vitaminën C, acidet yndyrore omega-3, fibër, kalium, mangan e shumë minerale të tjera.
Ngrënia e rregullt e brokolit e ushqen gjakun me antioksidantë të cilët eliminojnë toksinat.
Frutat
Mollët, kumbullat dhe pjeshkët përmbajnë fibër e cila pastron gjakun nga toksinat dhe metalet e rënda.
Veç tyre rekomandojnë edhe frutat e pyllit si luleshtrydhet dhe boronicat.
Barishtet
Barishtet janë të pasura me antioksidantë. Ato nxisin shtimin e enzimave të mëlçisë që përshpejtojnë procesin pastrues të gjakut.
Barishtet më të mira janë: kale, spinaqi, sallata jeshile e barishtet e egra.
Panxhari
Panxhari është burim natyral antioksidantësh që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet e ndryshme.
Lëngu i panxharit nxit prodhimin e enzimave që pastrojnë gjakun natyralisht.
Limoni
Uji i vakët me limon promovon shpërbërjen e depozitave yndyrore dhe lehtëson veshkat nga barra e pastrimit të organizmit nga toksinat.
Mineralet dhe vitaminat që gjenden tek limoni pastrojnë jo vetëm gjakun por janë të rekomanduara për të gjithë shëndetin.
Uji
Veshkat nxjerrin toksinat e gjakut nëpërmjet urinës. Për rrjedhojë, uji është një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi.
Uji ndihmon në nxjerrjen më të shpejtë të toksinave nga trupi dhe për më tepër ju mban të hidratuar.
Ekspertët rekomandojnë pirjen e të paktën tetë gotave ujë në ditë.
/shkollaeshendetit.com