Komisioni i Përzgjedhjes në Byronë Kombëtare të Hetimit sot ka mbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për Fazën e Aplikimit Fillestar. 650 persona aplikuan për 60 vende në “FBI-në shqiptare”.

Komisioni i Përzgjedhjes pritet që tashmë të shpallë listën e kandidatëve të kualifikuar për Fazën e Aplikimit Fillestar.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020 do ti nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim. Procesi po monitorohet nga ndërkombëtarët, ndërsa të përzgjedhurit do të trajnohen në SHBA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re