Tetë deputetët e opozitës nga partia VMRO-DPMNE, të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese i kanë dorëzuar kryetarit të kuvendit Talat Xhaferi vendimin e tyre se do të veprojnë si deputetë të pavarur.

 

Ata kane kërkuar te njihen zyrtarisht si grup i ri deputetësh. Kryetari i kuvendit, Xhaferi deklaroi se ka marrë njoftimin prej këtyre deputetëve për shkëputjen nga partia VMRO-DPMNE.

 

Vota e deputetëve opozitare solli tension në parti. Tete ligjvënës u akuzuan se kanë marrë para në këmbim të votës.

 

Ky grup i ri i deputetëve në parlament do të veprojë si opozitë dhe prej të hënës do t’i fillojë bisedimet për projekt propozimet për amendamentet kushtetuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re