Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar ditën e djeshme Spitalin e Infektivit, ku ka shprehur mbështetjen dhe motivuar stafin, disa prej të cilëve kanë plot 8 muaj që përballen intensivisht me pandeminë e Covid-19.

Ministrja iu pëgjigj edhe akuzave të opozitës për “gjendjen katastrofike” dhe “tejmbushjen e dy spitaleve” të vëna në dispozicion për pacientët e prekur nga koronavirusi.

Ajo ka dhene lajmin e mire duke treguar se spitali “Covid 3” është i kompletuar, por hapja do të bëhet vetëm kur të jetë e nevojshme, çka do të përcaktohet nga mjekët.

“Si mund të thuhet që s’ka spital Covid-3, hajde nesër shkojmë e vizitojmë. Ne do ta hapim këtë spital, sa të jetë e nevojshme do të hapet. Kur të thoni ju, kur të thonë mjekët”, tha ndër të tjera Manastirliu.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko