Rreth dy mijëvjeçarë më parë, në një kohë kur për pjesën më të madhe të popullsisë puna nuk ishte një mënyrë për t’i dhënë kuptim jetës por mjet për të siguruar ushqimin bazë, që fitohej nëpërmjet punës së rëndë, perandori romak dhe filozofi stoik Mark Aurelio ofroi një përgjigje të peshuar mirë në “Meditimet” e tij, plot me urtësi mbi çështje të tilla se si ta fillosh çdo ditë dhe çelësi i të jetuarit plotësisht.

Aurelius shkruan:

“Në agim, kur e ke problem të ngrihesh nga shtrati, thuaji vetes: “Unë duhet të shkoj të punoj – si një qenie dinjitoze njerzore.

Pse të ankohem, nëse unë po shkoj të bëj atë për të cilën jam lindur – gjerat për të cilat u erdha në këtë jetë për t’i bërë?

Ose a është puna që po bëj ajo për të cilën jam krijuar?

Për t’u strukur nën batanije dhe për të qëndruar ngrohtë?”

Në protestën e natyrshme të mendjes ai qëndrimi poshtë batanijeve thjesht të bën të ndjehesh më mirë, kundërpërgjigjet Aurelius:

“Pra ke lindur për t’u ndjerë “mirë”?

A nuk i shikon pemët, zogjtë, milingonat, merimangat dhe bletët që bëjnë punët e tyre, duke vënë rregull në botë, sa më mirë që të munden?

Dhe ti nuk ke vullnet për të bërë punën tënde si qenie njerëzore?

Përse nuk vrapon që të bësh atë që vetë natyra jote të kërkon?”

Natyra jonë, insiston ai, është të jetosh një jetë shërbimi – të ndihmosh të tjerët dhe për të kontribuar në botë.

Çdo rezistencë ndaj këtij qëllimi të pandarë është aty për aty një mohim ndaj natyrës sonë dhe një dështim i dashurisë për veten. Ai shkruan:

“Ti nuk e do veten mjaftueshëm. Përndryshe do ta duaje edhe natyrën tënde, dhe çfarë ajo kërkon prej teje.”

Mençuritë e tejkohshme të lëna nga Mark Aureli janë tepër praktike dhe popullore edhe sot, ndaj, mëposhtë gjeni një koleksion të zgjedhur me imtësi:

Shpesh kam vrarë mendjen se, si është e mundur që njeriu e do veten më shumë sesa të gjithë njerëzit e tjerë bashkë, e megjithatë i jep më pak vlerë opinionit të tij për veten – sesa opinionit të të tjerëve.

Çdo gjë që dëgjojmë është një opinion, çdo gjë që shohim është një pikëpamje, jo e vërteta!

Jeta jonë është ashtu siç e ndërtojnë mendimet tona.

Njeriu nuk duhet të ketë frikë nga vdekja, duhet të ketë frikë nga fakti që s’ka filluar të jetojë akoma.

Bëje çdo veprim në jetën tënde, sikur të ishte i fundit!

Ai që jeton në harmoni me veten, jeton në harmoni me gjithë Universin.

Shpirti merr ngjyrën e mendimeve të tij.

Pasuria e vetme që do “ruash”, është ajo që u jep të tjerëve.

Vdekja na buzëqesh të gjithëve, e vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i kthejmë buzëqeshjen!

Asgjë nuk i ndodh njeriut, për të cilën natyra nuk e ka përgatitur të durojë.

Të jetosh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit.

Rregulli universal dhe rregulli personal, s’janë gjë tjetër, veç se shprehje të ndryshme dhe shfaqje të një parimi të përbashkët themelor.

Arti i të jetuarit ngjan më shumë me ndeshjen se vallëzimin.

Mbaj mend se ti ke pushtet mbi mendjen, jo e anasjella.

Kur zgjohesh në mëngjes, mendo se çfarë privilegji është të jesh gjallë, të mendosh, të gëzosh, të dashurosh.

Hakmarrja më e mirë është të bëhesh e kundërta e atij që të ka lënduar.

Njeriu nuk duhet t’i frikësohet vdekjes, por mosgëzimit të jetës.

Mos u shqetëso për të ardhmen. Nëse është e shkruar – do ta takosh, i pajisur me një mendësi si ajo që po të ndihmon të përballosh të tashmen.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re