Festat e fundvitit sollën masa të rrepta kufizuese për parandalimin e përhapjes kufizuese, ndërsa pritet që gjithçka të kthehet si më parë nga 5 Janari. Lëvizjet e qytetarëve, aktivitetet e ndryshme dhe bizneset do të mbyllen në orën 22:30, jo në 20:00. Kushdo që e thyen këtë rregull mund të përballet me gjobën e policisë.

Fillimisht u raportua se ky afat do të përfundonte që prej mbrëmjes së sotme, por shefja e survejancës epidemiologjike, Eugena Tomini foli për A2 duke thënë se nesër kthehet ora shtrënguese që ishte para festave.

“Nga nesër i rikthehemi orëve shtrënguese apo orës policore që kishim para festave. Ndërkohë, ora 22:30, sërish është pengesë për qarkullimin e qytetarëve, pengesë për aktivitetet e tjera që kryhen si emergjente apo shërbimi në shtëpi. Kopshti çerdhet dhe administratat fillojnë aktivitetet e tyre. Nis edhe mësimi online në universitete”, tha Tomini.

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme do të rikthehen në klasa, më 11 janar me mësimin e alternuar. Tomini shtoi se një rritje e rasteve pritet të ndodhë pas 2 apo 3 javësh, për shkak të festimeve dhe grumbullimeve të qytetarëve në zona të caktuara të vendit.

“Pavarësisht rekomandimeve të strukturave shëndetësore, grumbullime ka pasur dhe parashikimet shohin një trend në rritje të rasteve me COVID. Sidoqoftë, mbetemi në kuadrin e parashikimeve, për të vlerësuar situatë në mënyrë dinamike”, deklaroi Tomini.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re