KQZ ka bërë me dije se vetëm një kompani mori pjesë në garën për identifikimin biometrik të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25-Prillit. Edhe pse ishin ftuar për të marrë pjesë në garë 6 kompani, dokumentacioni u dorëzua brenda afateve vetëm nga njëra prej tyre.

Njoftimi i KQZ-së: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”.

Sot ishte afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, ofertën ekonomike dhe dorëzimin e pajisjes së kërkuar (mostrës) nga kompanitë.

Në këtë procedurë u ftuan për të marrë pjesë 6 kompani, nga të cilat u paraqit një 1 kompani.

Aktualisht, KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës, shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re