Konfirmohen 44 raste pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Sarandë, ndërkohë që mbyllet me afat kopshti nr. 3 në qytet.

Njësia Vendore e Shëndetit Publik në Sarandë, konfirmon se vjen në rritje numri i rasteve të personave që rezultojnë pozitiv me koronavirus. Në 24 orët e fundit nga 134 teste të shpejta, 40 raste rezultuan pozitivë, ndërkohë që katër raste pozitivë janë nga mostrat e dërguara në Institut. Personat e rezultuar pozitiv janë nga profesione të ndryshme. Gjithashtu është mbyllur edhe kopshti nr.3 në qytet për shkak se kanë rezultuar pozitiv dy edukatore.

Edhe nga Njësia Vendore e Shëndetit Publik në Delvinë konfirmohet se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv dhjetë raste, tre raste nga zona e Vergoit dhe 7 raste nga qyteti Delvinë. Dy raste janë biznes privat, një pastiçeri dhe një minimarket, që janë mbyllur, si dhe një punonjëse bashkie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re