Protestë përpara Kryesisë së Kuvendi, efektivët e policisë lëndojnë Sazan Gurin, dërgohet në spital

Në një protestë paqësore të zhvilluar nga shoqëria civile përpara Kryesisë së Kuvendit, ka pasur edhe përplasje mes policisë dhe pjesëmarrësve. Siç shihet edhe nga pamjet efektivët e policisë po shihen të shtyhen me protestuesit, ku për pasojë ka mbetur i lënduar aktivisti Sazan Guri në shkallët e Kryesisë së Kuvendit.

Protestuesit përpiqen t’ia heqin nga duar policisë Gurin pasi ai kohët e fundit ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe gjendja e tij shëndetësore ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Pas përplasjes me policinë, Faxnews mëson se Sazan Guri është dërguar menjëherë drejt në spitalit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re